“Me pas kujdes në lartësi dhe mos me çu pesha të rënda”, doktoresha Tërnava tregon çfarë duhet të kemi kujdes në ditën kur dhurojmë gjak

Doktoresha Sanije Uka Tërnava në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për rëndësinë e të dhuruarit gjak dhe kërkesat e mëdha që kanë spitalet.
Tërnava tregoi po ashtu se çka duhet të kemi kujdes në ditën kur dhurojmë gjak, ndërsa ka shpjeguar edhe për disa keqkuptime që ekzistojnë për dhurimin e gjakut.
“Sasia e gjakut që jepet është një sasi që qëndron rezervë në organizëm dhe nuk bën telashe asnjëherë. Meshkujt në vendin tonë mund të japin çdo tre muaj, ndërsa gratë çdo katër muaj për shkak të ciklit”, tha ajo.
Doktoresha tutje shpjegoi se personat që duhet dhurojnë atë ditë duhet të kenë kujdes të mos çojnë pesha të rënda me atë dorë dhe të mos rrinë në lartësi për shkak se mund të bie tensioni atë ditë.
Ajo tutje tha se brenda atyre dy-tri ditëve preferohen të pinë më shumë lëngje.
Podcasti "Shëndeti në rend të parë" mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































