LG ka njoftuar se ka filluar lansimin global të telefonit të saj të fundit, LG G6 dhe modeli i ri i telefonit të kompanisë është duke debutuar në  më shumë vende pas lansimit fillestar në Korenë e Jugut.

LG G6 është nisur në një numër kontinentesh këtë javë, duke përfshirë SHBA-në, Evropën, Amerikën e Jugut dhe më shumë vende tjera gjatë javës së ardhshme.


G6 përmban një ekran të paparë me 5.7-inç në një trup kompakt me korniza minimale për funksionimin e përshtatshëm me një dorë. Me një ekran në FullVision që mbështet Dolby Vision dhe HDR 10, LG G6 është në përputhje me përmbajtjen HDR.