LAJMI I FUNDIT:

Pas J2, Samsung del me Galaxy J3?

Pas J2, Samsung del me Galaxy J3?

Samsung Galaxy J2 është lansuar muajin e kaluar, ndërsa tashmë kanë filluar të qarkullojnë thashetheme edhe për pasardhësin e këtij modeli, Galaxy J3.

Sipas informatave të publikuara nga Geekbench thuhet se J3 do të sjellë përmirësime të shumta në krahasim me modelin paraprak, Galaxy J2.

Në listën e publikuar të specifikave, pajisja duket se do të ketë ekran prej 5” me rezolucion HD prej 1280 x 720 pikselëve.
Gjithashtu, sipas këtyre informatave, J3 do të fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 410 dhe RAM memoria prej 1 GB.

Galaxy J3 thuhet se do të punojë me Android Lollipop 5.1.1, dhe do të ketë dy kamera, njërën me 5MP dhe tjetrën me 8MP. (Telegrafi)