LAJMI I FUNDIT:

Pas humbjes së milionave dhe mbetjes pa sulmues – Cardiffi po shqyrton anën ligjore për t’i minimizuar humbjet

Pas humbjes së milionave dhe mbetjes pa sulmues – Cardiffi po shqyrton anën ligjore për t’i minimizuar humbjet
Emiliano Sala (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Cardiff City mund të ngrejë padi për neglizhencë në lidhje me tragjedinë ajrore të Emiliano Sala, duke qenë se klubi përballet me humbje prej afro 14 milionë funtesh (16.2 milionë eurosh) pas pagesave të sigurimeve.

The Daily Telegraph bënë të ditur se figurat kryesore të klubit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me vendimin që transferimi i tyre rekord të fluturonte mbi English Channel (La Manche) me një aeroplan me vetëm një motor i prodhuar në vitin 1984 dhe që drejtohej nga një mjeshtër i pajisjeve të gazit.

Tifozët e Cardiffit kanë bërë nderime për futbollistin që duhej të luante për ta (Foto: Matthew Horwood/Getty Images/Guliver)

Nga Cardiffi janë duke e konsideruar pozicionin e tyre ligjor, pasi po përballen me një kontratë trevjeçare të llogaritur nga kontabilistët në vlerë prej 30 milionë funtesh (34.7 milionë euro) duke përfshirë edhe shumën prej 2.5 milionë funtesh (2.9 milionë euro) që është pagesa për agjentin.


Një pjesë e pagesës nga Cardiffi për Nantes tashmë është ngrirë derisa zyrtarët të zbulojnë shkaqet e rrëzimit të aeroplanit.

“Cardiffi e ka bërë shumë të qartë pozitën e vet se nuk ka qenë aspak i përfshirë në organizimet e fluturimit dhe tash informacione të reja po vijnë çdo ditë, derisa jemi duke e hetuar zinxhirin e rrjedhës së ngjarjeve dhe shkakun e aksidentit. Jemi duke hetuar mundësinë potenciale të neglizhencës që ka mundur ta shkaktojë aksidentin”, kanë thënë nga klubi për The Telegraph.

Të gjitha lajmet lidhur me aksidentin dhe zhdukjen e Emiliano Sala
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet lidhur me aksidentin dhe zhdukjen e Emiliano Sala

Fluturimi ishte organizuar në mënyrë të pavarur nga agjenti i Sala dhe Mark McKay, një ndërmjetës në marrëveshje. Shërbimet emergjente besojnë se aeroplani është rrëzuar në det të hënën mbrëma pas nisjes nga Nantes. Klubi anglez dëshiron të sqarojë në veçanti zinxhirin e ndodhive me pronarët e aeroplanit Piper PA-46-310P Malibu.

Kërkimi për aeroplanin u ndërpre zyrtarisht të enjten, në kundërshtim me vullnetin e familjes së Sala. Pos pjesëtarëve të familjes së tij, personalitete të njohura të futbollit, duke përfshirë Lionel Messin dhe Diego Maradonan, e deri te presidenti i Argjentinës – kanë kërkuar që të rinisin kërkimet.

Motra e Emiliano Sala, Romina dhe familja e tij kanë kërkuar vazhdimin e kërkimeve (Foto: Matthew Horwood/Getty Images/Guliver)

Dokumentet për transferimin dhe kontratën e Sala janë zyrtarizuar nga Federata Angleze e futbollit dhe FIFA, ashtu që klubi duhet të paguajë rreth 30 milionë funte (34.7 milionë euro) në tri këste për transferimin dhe pagat e projektuara, si edhe afro tre milionë euro pagesa për agjentin e tij, Meissa N’Diaye dhe ndërmjetësin Mark McKay.

Cardiff City i ka të siguruar lojtarët në gjigantin Lloyd, kurse politika e tyre e sigurimeve udhëhiqet nga një kompani kineze. Po ashtu, edhe aeroplani Piper Malibu që u zhduk në brigjet e Guernsey, është i siguruar në Londër. Por, me gjithë pagesat që mund t’i marrë nga sigurimet, klubi anglez do të humbë 14 milionë funte (16.2 milionë euro).

Burimet thonë se udhëheqësit e klubit e kanë bërë të qartë se do të paguajnë pasi të mësohen të gjitha përgjigjet dhe të vërtetohet shkaku i rrëzimit të aeroplanit. Nuk ka dyshim se ata do të marrin parasysh edhe faktin se mund të ketë ndodhur një neglizhencë në lidhje me organizimin e fluturimit dhe këtë mund ta shfrytëzojnë në gjykatë, në mënyrë që të mos i paguajnë paratë në bazë të marrëveshjeve.

Aeroplani ka qenë i prodhuar në vitin 1984 dhe ka qenë i regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pronarët kanë thënë se janë duke bashkëpunuar me autoritetet përkatëse, duke përfshirë AAIB (hetuesit e komunikacionit ajror) dhe policinë.

Piloti Dave Ibbotson ka pasur një licencë private, sipas të dhënave të Administratës Amerikane të Aviacionit. Por, nuk ka të dhëna se ai ka pasur kualifikim për pilotim publik.

Shefi ekzekutiv i Cardiffit, Ken Choo (Photo by Matthew Horwood/Getty Images)

Për më shumë, shefi ekzekutiv i Cardiffit, Ken Choo, ka theksuar se krahas humbjes financiare, klubi tash është edhe në mungesë të një sulmuesi derisa afati kalimtar i janarit është afër mbylljes. Nga ana tjetër, drejtuesi i përkohshëm i Ligës Premier, Richard Masters, e ka bërë të qartë se liga nuk ka fuqi që t’ia mundësojë klubit të transferojë një lojtar edhe pas mbylljes së afatit dimëror. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson

Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson

Boks
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s

Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s

Ligat tjera
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul

Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul

Boks
Çfarë ndodhi me Sotir Ninin, lojtarin që refuzoi Shqipërinë për Greqinë - ai që detyroi Man Utd të ndërtojë 'dosjen e spiunazhit'

Çfarë ndodhi me Sotir Ninin, lojtarin që refuzoi Shqipërinë për Greqinë - ai që detyroi Man Utd të ndërtojë 'dosjen e spiunazhit'

Ligat tjera
Para ndeshjes Rumani-Kosovë, publikohen rregulla strikte

Para ndeshjes Rumani-Kosovë, publikohen rregulla strikte

Përfaqësuesja e Kosovës
Arne Slot dëshiron ta transferojë në janar ish-lojtarin e Man United

Arne Slot dëshiron ta transferojë në janar ish-lojtarin e Man United

Sport
Kalo në kategori