LAJMI I FUNDIT:

Pas grabitjes, nën hetimet zyrtarët e sigurisë në aeroport

Pas grabitjes, nën hetimet zyrtarët e sigurisë në aeroport

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka urdhëruar nisjen e hetimeve për drejtues dhe zyrtarë të Policisë, të cilët janë përgjegjës për zbatimin e masave të shtuara të sigurisë në aeroportin e Rinasit, pas atentateve terroriste në Stamboll.

Kjo pasi masat e sigurisë në Rinas rezultuan joefikase. Kjo u dëshmua gjate grabitjes së një sasie të konsiderueshme parash në pistën e fluturimeve gjatë ditës së djeshme.

Prokurori i Përgjithshëm ka angazhuar drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme për kryerjen e veprimeve te nevojshme hetimore në këtë drejtim.


Të enjten, tre persona të maskuar dhe të armatosur prenë menteshat e portës të jashtme që ndodhet në krahun e rrugës Rinas- Fushë Krujë dhe hynë në rrethimin e brendshëm në aeroport.

Pasi hynë në makinë në pistën e avionëve në aeroport, grabitësit i janë drejtuar me një armë kallashnikov drejtuesit të mjetit që transportonte një sasi të konsiderueshme prej miliona eurosh.

Nën kërcënimin e armëve kanë grabitur 10 milionë në valutë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori