Site icon Telegrafi

Pas gjermanëve, Haradinaj sot takon zyrtarin e lartë britanik

Vizitat e zyrtarëve të lartë ndërkombëtar por edhe botëror në Kosovë, janë shtuar së fundmi e kjo shkaku i taksës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja si dhe mos vazhdimi i dialogut.

Sot për vizitë në Kosovë do të qëndrojë Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Moore do të takohet me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj në orën 13:20.

Lexo po ashtu Haradinaj: Gjermania partner i rëndësishëm i Kosovës

Duhet kujtuar se gjatë ditës së djeshme, kryeministri takoi dy këshilltarët kryesorë të kancerlares gjermane Angela Merkel, Jan Hacker dhe Matthias Leuttenberg, të cilët kërkuan nga Haradinaj që ta heq taksën ndaj produkteve serbe.

Ndërkaq javën që lamë pas në Kosovë qëndruan për vizitë edhe zyrtarët e lartë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, të cilët po ashtu kërkuan që taksa të hiqet dhe të vazhdojë procesi i dialogut me Serbinë. /Telegrafi/

Exit mobile version