LAJMI I FUNDIT:

Pas gjashtë muajsh, Kosova sërish temë në KS i OKB-së

Pas gjashtë muajsh, Kosova sërish temë në KS i OKB-së

Një sesion i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara filloi sot në Nju Jork, ku do të diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB António Guterres mbi punën e UNMIK-ut në Kosovë.

Seanca mbi situatën në Kosovë, e para pas gjashtë muajsh, ishte planifikuar me iniciativën e Kinës, e cila mori përsipër Këshillin e Sigurimit më 1 nëntor.

Sesioni i mëparshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën u mbajt më 18 maj dhe një pauzë gjashtë mujore ishte rezultat i kundërshtimit të SHBA-së, Britanisë dhe Francës për të diskutuar çështjen çdo tre muaj, siç ishte rasti në 19 vitet e fundit, transmeton KosovaPress.


Në raportin më të fundit për Kosovën, Guterres përshëndeti vendosmërinë e Beogradit dhe Prishtinës për të arritur në normalizimin e marrëdhënieve nëpërmjet një dialogu të ndërmjetësuar nga BE, duke paralajmëruar në të njëjtën kohë se disa incidente që kanë rezultuar nga tensionet ndëretnike janë regjistruar gjatë tre muajve të fundit.

Në një raport, i cili mbulon periudhën prej 16 korrikut deri më 15 tetor, shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, tha se ishte i shqetësuar për tensionet e rinovuara lidhur me punën ndërtimore në zona të veçanta të mbrojtura dhe paralajmëroi për detyrimet lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë fetare.

Në këtë dokument, ai gjithashtu deklaroi se deklaratat e udhëheqësve serbë dhe të Kosovës për korrigjim kufijsh shkaktuan shqetësimin e serbëve të Kosovës, si dhe keqkuptimet midis Beogradit dhe Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

“Pa pajtim në mes të komuniteteve, progresi mund të mungojë”, tha Tanin.

Ai theksoi se UNMIK vazhdon bashkëpunimin konstruktiv me Beogradin dhe Prishtinën, me të gjitha komunitetet në Kosovë dhe aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Përveç raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore, një raport i Përfaqësuesit të Lartë të BE për Punë të Jashtme dhe Siguri mbi aktivitetet e EULEX-it u botua gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i Guterres, i cili thotë se ky mision, duke kaluar nëpër periudhën e rikonfigurimit, do të jetë plotësisht funksionale në mes të dhjetorit.

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori