Spektri politik në Kosovë është në pritje të vendimit që mund të marrë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit. Vetë Haradinaj ka paralajmëruar se nga fillimi i javës do t’i informojë edhe zyrtarisht krerët e institucioneve për vendimin e tij për dorëheqje.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili është autoriteti kompetent që të ndërmarrë veprimin e parë nuk ka dhënë ndonjë njoftim të ri, përveç një reagimi që e kishte të premten në rrjetin social Facebook.
Thaçi kishte shkruar aty se si President i Republikës së Kosovës do të veprojë bazuar në kompetencat e tij dhe Kushtetutës për situatën e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në orët e pasdites së të shtunës, thirri një konferencë për media, ku tha se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme, pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit.
“Vendimi i ish-kryeministrit për dorëheqje është vendim personal dhe si të tillë e kemi pranuar, pavarësisht se për këtë nuk pasur asnjë njoftim ose konsultë paraprake. Tashmë, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. PDK është e gatshme për zgjedhje kurdo që të caktohen ato”, tha Veseli, duke shtuar se për caktimin e datës së zgjedhjeve, duhet të ketë konsultime ndërmjet partive politike.
“Për këtë besoj se do të kemi konsulta dhe me partnerët e tjerë të koalicionit të deritanishëm dhe partitë e tjera politike, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet që kemi në fuqi”, tha lideri i PDK-së, Kadri Veseli.
Në anën tjetër, edhe opozita është duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje. Ky ishte qëndrim i shprehur nga opozita edhe para dorëheqjes së Haradinajt.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga presidenti i Kosovës që t’i nisë konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Thirrja e LDK-së, drejtuar presidentit Hashim Thaçi pasoi mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, e thirrur pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se “LDK nuk pranon asnjë zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve”.
“Lidhja Demokratike e Kosovës në vijimësi gjatë vitit të fundit ka përsëritur që është e domosdoshme që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, meqenëse institucionet e vendit ka kohë janë pa legjitimitet. Këto zgjedhje do t’ju mundësojnë qytetarëve të Kosovës që në bazë të vullnetit të tyre t’i japin legjitimitetin politik një qeverie që del nga ato zgjedhje për ta drejtuar vendin. Këto janë qëndrimet tona të kryesisë”, tha Mustafa.
Kurse kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media tha se Kosova po vuan pasojat e votimit të Gjykatës Speciale nga ata që morën vendime të liga e që kishin qëndrime të gabuara. Kurti, para mediave ka ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që sa më shpejtë ta caktojë datën e zgjedhjeve.
Sipas Kurtit, Haradinaj është i lirë dhe se siç tha ai nga Gjykata Speciale vetëm do të intervistohet, siç ka ndodhur edhe me komandat të tjerë të ish-UÇK-së.
“Ish-kryeministri Haradinaj as nuk është arrestuar dhe as nuk është akuzuar. Pra, ish-kryeministri as nuk është në burg dhe as nuk ka aktakuzë. Do të intervistohet nga Prokuroria e Specializuar si dhjetëra luftëtarë e komandantë të tjerë”, tha Kurti.
Lideri i Vetëvendosjes, tha se Kosova tash më nuk e ka një Qeveri të pashpresë ashtu siç ishte e madhe.
“Nuk e kemi një Qeveri që ishte e mbrapsht edhe e pashpresë, ashtu siç ishte e madhe. Tash shpresa është te ndryshimi, te zgjedhjet, te liria, te demokracia, te vetëvendosja”, tha Kurti.
Kurti theksoi se Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje të reja.
“Presidenti Thaçi duhet të na thërrasë për të caktuar datën e zgjedhjeve. Kaq. I bëj thirrje të mos e zvarrisë proceduralisht procesin drejt zgjedhjeve të lira e demokratike. Kosova sot nuk ka qeveri. Kosova duhet të bëhet me qeveri të re. Mirëpo, për këtë duhet të flasin qytetarët njëherë. Qytetarët duhet të zgjedhin. Qytetarët duhet të përcaktohen”, tha Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, paraqiti dorëheqjen e tij një ditë më parë, pasi ka marrë tash më ftesë për t’u marrë në pyetje në Hagë. Ai tha se është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për krime lufte në Hagë, ku siç thuhet mund të paraqitet javën që vjen. Haradinaj në konference e tij pas dorëheqjes, theksoi se nuk mund të lejonte që të në Dhomat e Posaçme të paraqitej si kryeministrit dhe për këtë arsye ka dhënë dorëheqje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova