LAJMI I FUNDIT:

Pas aksidentit tragjik në Këlcyrë, kapet një tjetër makinë me emigrantë të paligjshëm

Pas aksidentit tragjik në Këlcyrë, kapet një tjetër makinë me emigrantë të paligjshëm

Pas aksidentit tragjik me tetë viktima në këlcyrë të Përmetit, Policia ka njoftuar se ka vënë në pranga një 24-vjeçar nga Shkodra pasi ka qenë duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit një makinë me emigrantë të paligjshëm ka dalë nga rruga në zonën e Këlcyrës teksa ndiqej nga policia. Aksidenti ka përfunduar me shtatë emigrantë dhe shoferin nga Shkodra të vdekur.

Sipas njoftimit të policisë, 24-vjeçari është kapur në flagrancë teksa transportonte kundrejt pagesës, emigrantë nga India dhe Pakistani, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.


Aksidenti në Këlcyrë, Balla: Të përkushtuar për t’u përballur me plagën e trafikimit të migrantëve
Lexo po ashtu Aksidenti në Këlcyrë, Balla: Të përkushtuar për t’u përballur me plagën e trafikimit të migrantëve

“Sekuestrohen automjeti tip “Benz” me të cilin transportoheshin emigrantët dhe celulari i të arrestuarit.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit kundrejt pagesës, të disa emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufijtë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Illegal”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, 24-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar me një automjet tip “Benz”, 3 emigrantë nga India dhe Pakistani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, njofton policia.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori