Në praninë e qindra qytetarëve nga të gjitha anët, personaliteteve institucionale e politike dhe atyre të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, me ceremoni dhe përcjellje ushtarake, në ora 14:00 ju dha lamtumira e fundit veprimtarit dhe luftëtarit të lirisë, Bilall Hadërgjonaj, i cili humbi jetën në aksident trafiku mbrëmjen e djeshme më 25 shkurt 2023 në Rastavicë të Deçanit.
Ceremonia mortore u mbyllë me akt të madh burrëror sipas traditës njerëzore shqiptare, ku familja e viktimës Bilall Hadërgjonaj i shtriu dorën e pajtimit familjes Rexhaj, djali i të cilëve u përfshi në aksidentin tragjik.
Lajmin për aktin e shtrirjes së dorës së pajtimit e ka konfirmuar edhe familja Rexhaj nga Peja, e cila ka shprehur përulësinë, respektin, mirënjohjen dhe keqardhjen për familjen Hadërgjonaj që humbi më të dashurin e saj.
“Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës ne kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës”, thuhej në raportin e Policisë, mbi rastin.
Për të ndjerin u organizua edhe mbledhje komemorative nga kryetari i komunës së Deçanit.
“U mbajt sot, mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit dhe luftëtarit të lirisë, Bilall Hadërgjonaj. Bilalli ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, i dënuar politik dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte pjesë e Asamblesë Komunale dhe punëtor shumëvjeçar i Komunës së Deçanit. Do ta kujtojmë përherë me nderim e respekt si burrë me peshë, stoik dhe i papërkulshëm para vështirësive. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty”-shkroi kryetari Bashkim Ramosaj. /Njeshi&RADIO 1/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshohet se u përfshi në vjedhjen e dy veturave dhe gjësendeve të tjera në Mitrovicë, arrestohet një person

Veliaj mbërrin në GJKKO për të kërkuar “lirinë”, SPAK paraqiti prova të reja

Misajllovski: Buxheti i Mbrojtjes është 2 përqind dhe ai do të rritet me rritjen ekonomike

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët