Nga: Giovanni Aloi, ligjërues në Institutin e Artit në Çikago
Përkthimi: Telegrafi.com
Sa nga 38 protestat për mjedisin, të organizuara nëpër muzeume më 2022, mund t’i mbani mend? Sa nga ato më të fundit shkaktuan veçse zemërim më të gjerë? A çoi ndonjëra prej tyre në ndonjë ndryshim të prekshëm? Kauza e protestuesve është serioze, kërcënimi është shumë real, mesazhi është i rëndësishëm dhe urgjent. Por, a mos nuk po arrin te publiku?
Gjashtëdhjetë vjet më parë, Kutitë e Brillos të Andy Warholit dhe printimet e shumëfishta të Marilyn Monroes e ekspozuan përsëritjen moderne si ideal i pamend – një model kapitalist i pashmangshëm, i rrënjosur në mënyrat e mbingopura të prodhimit dhe konsumit që shpërqendrojnë dhe tronditin teksa ushqejnë ndjenjën e pakalueshme të apatisë moderne. Sa herë është shumë? Përsëritja është fenomen kompleks: mund të thellojë ose zbrazë përvojat, në varësi të mënyrës se si vendoset. Përsëritja ad libitum e çdo gjëje tronditëse, shpejt bëhet gjë e zakonshme. Të vetëdijshëm për rrezikun, artistët e mirë përpiqen të mos përsëriten; në vend të kësaj përpiqen vazhdimisht që të rishpikin. Nga Friedrich Nietzsche te Søren Kierkegaard, Jean Baudrillard, Walter Benjamin, Mark Fisher, Frantz Fanon, Robert Hughes dhe Amia Srinivasan, mendimtarët modernë qëndronin gjerësisht në fuqitë gjithëpërfshirëse e qetësuese të përsëritjes së paqëllimtë. Goditja e së resë shkrihet shpejt në ajër.
Supa me domate u spërkat mbi Lulediellin e Van Goghut dhe pureja e patateve u hodh te Mullari i sanës i Monetit – aktivistët e Last Generation dhe Just Stop Oil duan që ne t’i dëgjojmë ata. Objektivi i tyre është të na shpëtojnë nga nënshtrimi ndaj apatisë së zakonshme, të shkaktuar nga kapitalizmi që ka shtrembëruar shkallën tonë të vlerës. “Çfarë është më e rëndësishme? Arti apo e drejta për ushqim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm?” – bërtitën dy protestues të Riposte Alimentaire pasi në muajin e kaluar spërkatën Mona Lizën me supën me kunguj.
Por, protestat famëkeqe që përfshijnë ngjitësin, ngjyrën dhe hedhjen e ushqimit janë vetëm maja e ajsbergut. Këto grupe të aktivistëve angazhohen në mënyrë rutinore në përpjekjet vërtet të rëndësishme, shumica e të cilave shpërfillen nga mediat për mungesë sensacionalizmi. Protestë pas proteste, ndërgjegjësimi për këtë paragjykim mediatik i ka çuar demonstruesit antikapitalistë në një kurth të kërkimit të vëmendjes: ata tani janë kapur në të njëjtat cikle të përsëritura të plogështisë së shkaktuar nga kapitalizmi, nga të cilat ata kërkuan të na çlironin të gjithëve.
Një studim nga Apollo Academic Surveys, më 2023, tregoi se teksa taktikat përçarëse sigurisht që mund të ndihmojnë disa kauza, ato shpeshherë nuk gjenerojnë ndryshime kur ka probleme me ndërgjegjësim të lartë dhe me mbështetje të ulët. Mos shikoni më tej se rryma e pafund e komenteve fyese në platformat e mediave sociale, për të parë se si këto protesta kanë ndikuar negativisht në opinionin publik. Dhe, duke qenë se luftimi i krizës klimatike është përpjekje kolektive, serioziteti i këtij tjetërsimi publik nuk duhet nënvlerësuar. Një studim i publikuar nga klimatologu Michael E Mann në vitin 2022, tregoi se si rezultat i protestave, shumica e njerëzve ndjeheshin më pak të prirë se më parë për t’u bashkuar me nismat mjedisore.
Protestat në muzeume i kanë kthyer shpejt aktivistët mjedisorë në ëndrrën e një kompanie të naftës. A mund të ndodhë që nuk po na dëgjojnë aktivistët që kaq shumë duan të dëgjohen?
Kjo shkëputje me publikun është shkaktuar nga mospërputhja midis vendit të protestës, mesazhit dhe objektivit të synuar që është thellë i rrënjosur në keqkuptimet historike dhe në besimin e gabuar në mitin romantik të shpëtimtarit heroik. Shpeshherë ata që mbrojnë ashpër hedhjen e ushqimit në piktura, përmendin prerjen e vitit 1914 – nga sufrazhetja Mary Richardson – të Venerës me pasqyrë të Velázquezit si provë se taktikat e ngjashme funksionojnë. Derisa kjo ngjarje historike sigurisht që tërhoqi vëmendjen e shtypit, historianët e artit kanë vënë në dukje se veprimi i Richardsonit ndikoi negativisht në opinionin publik dhe se sulmet në muzeume, që pasuan, i tjetërsuan më shumë njerëzit nga kauza: sa efektivë ishin në avancimin e kauzës së të drejtës së votës për gratë – apo nëse ata në fakt e penguan atë – kjo vështirë që mund të përcaktohet. Por, ajo që sigurisht luajti rol kyç në suksesin e sufrazhetëve ishte përpjekja e tyre e bashkërenduar; i fokusuar qartë në një qëllim specifik dhe të prekshëm.
Pas viteve të tëra me të njëjtin truk të kryer pa pushim, sulmi i fundit i supës me kunguj ndaj Mona Lizës u ndje si i tepërt, nëse jo krejtësisht patetik. Është koha për të përdorur taktika vërtet efektive; grupet aktiviste tani duhet të gjejnë mënyrat e reja për të manipuluar vëmendjen e medias, në vend që t’i lënë mediat t’i paraqesin ato në një cep. Modelet alternative të suksesshme janë mu nën hundët e aktivistëve. Në vitin 2016, protestuesit kundër naftës i dhanë fund financimit 26-vjeçar të galerive Tate nga BP-ja [The British Petroleum Company] duke organizuar një gamë të gjerë të shfaqjeve, ngjarjeve dhe të zaptimeve shumë imagjinative dhe krijuese në Tate Modern dhe Tate Britain. Fushata e Nan Goldinit kundër kompanisë së madhe farmaceutike Sackler family është dëshmuar gjithashtu si tepër efektive, me shumë institucione që kanë ndërprerë lidhjet me ta dhe duke e hequr emrin e tyre nga muret e galerisë.
Këto demonstrime kanë qenë të suksesshme, sepse janë të fokusuara dhe specifike; objektivat janë përshtatur qartë për institucionet që kishin në cak dhe me problemet etike me të cilat përballen. Këto protesta edukojnë, pa akuzuar apo ballafaquar vizitorët e muzeumeve. Presioni ushtrohet pikërisht aty ku dhemb dhe ku të gjithë dëgjojnë. Pavarësisht nga disa pretendime abuzive dhe vetëlavdëruese se protestat jo të dhunshme kanë “riaktivizuar” veprat pasive të artit, aktivistët mjedisorë kanë përdorur kryesisht muzetë si foltore dhe veprat e artit si megafonë. Nuk është rastësi që komentet e mediave sociale rregullisht ftojnë aktivistët të ndalojnë protestat në muzeume dhe të përshkallëzojnë shënjestrimin e selive të kompanive të naftës. Ndoshta ka ardhur koha që protestuesit të fillojnë të dëgjojnë vizitorët e muzeumeve në vend që të përsërisin të njëjtën taktikë të pafrytshme? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
ASHIK QERIBI
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Konfiteori i artistit
Fjalë të urta angleze: Miku në pushtet është mik i humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme