Pas 15 vitesh braktisje, parku i famshëm "Ghost Town in the Sky" në Karolinën e Veriut mund të ringjallet.

Dikur një nga atraksionet më të vizituara, ky park me temë të Perëndimit të Egër përfshin një rollercoaster 1,050 metra mbi nivelin e detit dhe ndërtesa të braktisura si në filmat western.


Megjithëse është konsideruar i “mallkuar” për shkak të përpjekjeve të dështuara për rihapje, një blerës nga Florida ka shprehur interes për ta kthyer atë në një qendër familjare me muzikë të ndryshme.

Rinovimi pritet të sjellë jetë të re në këtë qytet fantazmë. /Telegrafi/