LAJMI I FUNDIT:

Pas 11 vjetësh, Çekovski kthehet në Prishtinë për titull

Pas 11 vjetësh, Çekovski kthehet në Prishtinë për titull

Pas përfundimit të stërvitjes së mbrëmjes me klubin, Gjorgji Çekovski vazhdoi edhe me disa gjuajtje në kosh para se të drejtohet nga zhveshtoret.

Për Çekovskin, ambientimi te Sigal Prishtina ka qenë shumë i lehtë. Ai në verë të këtij viti firmosi kontratë njëvjeçare me fituesen e Ligës Ballkanike.

Kjo nuk është hera e parë për basketbollistin nga Maqedonia që luan në Kosovë. 35-vjeçari ka qenë pjesë e basketbollit kosovar edhe para 11 vjetësh, shkruan sot “Koha Ditore”. Në edicionin 2003/04, Çekovski për herë të parë ka “shijuar” basketbollin kosovar dhe kjo me fanellën e Prishtinës.

Atëbotë, Çekovski me klubin bardhekaltër pati fituar vetëm kupën e të ashtuquajturës si Ligë Profesionale e Basketbollit të Kosovës (LPBK), e cila mblidhte skuadrat elitare të revoltuara me Federatën e Basketbollit të Kosovës.


Tash Çekovski thotë se është kthyer për të fituar titullin e kampionit të Kosovës, gjë që, sipas tij, është e arritshme për shkak se Sigal Prishtina mund të dominojë plotësisht në kampionatin vendor.