Pas 10 mijë vjetësh, shpërthen vullkani në Etiopi

Pas 10 mijë vitesh qetësie, vullkani Hayli Gubbi në Etiopi është zgjuar me një shpërthim spektakolar.
Shpërthimi tronditi shkretëtirën Danakil dhe dërgoi një re të trashë hiri 10 deri në 15 kilometra në ajër.
Skenat dramatike u kapën nga imazhet satelitore dhe fotot e para u ndanë në internet nga Profesor Simon Carn nga Universiteti i Teknologjisë i Michiganit.
Ethiopia is reporting what scientists say is its first confirmed volcanic eruption in thousands of years after the Hayli Gubbi volcano in the remote Afar region burst to life. Researchers say this marks the volcano’s first recorded activity and likely its first eruption in many… pic.twitter.com/rzhMDttAfu
— Open Source Intel (@Osint613) November 24, 2025
Për fat të mirë, shpërthimi ndodhi në një zonë pothuajse të pabanuar, kështu që nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.
"Por shkretëtira është një nga vendet më të nxehta në Tokë", shpjeguan vullkanologët.
Edhe pse nuk kishte asnjë kërcënim në tokë, reja e madhe e hirit, e cila shtrihej deri në Jemen dhe Oman në një lartësi prej gati 6,000 metrash, alarmoi autoritetet e aviacionit.
🌋 ERUPTION ALERT — Erta Ale (Hayli Gubbi), Ethiopia
The Biggest Lava Lake on Earth Just Roared Back to Life
Images & Articles: https://t.co/00hpNCh9Zx
SpaceTracker Journal — 23 November 2025
Last night in the Afar Depression, the Erta Ale shield volcano—known locally as Hayli… pic.twitter.com/Nb35ruTml4
— SpaceTracker.space (@Ammar1176708) November 24, 2025
Kontrolli i trafikut ajror lëshoi paralajmërime për linjat ajrore që fluturojnë mbi Lindjen e Mesme, sepse hiri vullkanik mund të shkaktojë dëme serioze në motorët e aeroplanëve.
Pak para shpërthimit, një tërmet i vogël e tronditi zonën, me shumë mundësi i shkaktuar nga magma që po dilte në sipërfaqe. /Telegrafi/


















































