LAJMI I FUNDIT:

Partneriteti me Iowa-n, është partneritet me SHBA-të

Partneriteti me Iowa-n, është partneritet me SHBA-të

Marrëdhëniet bilaterale dhe miqësia e mirë që Kosova ka me shtetin e Iowa-s, janë marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky ishte vlerësimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në  takim me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral Major Timothy Orr. Gjatë takimit me gjeneralin Orr, kryeministri Haradinaj e njoftoi për të arriturat dhe prioritet e Qeverisë së Kosovës, veçmas në fuqizimin dhe avancimin profesional të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për çka Kosova ka nevojë për ndihmën dhe asistencën e SHBA-së.

“Jemi të përkushtuar që marrëdhëniet tona bilaterale të fuqizohen në fusha të interesit të përbashkët dhe përvoja juaj do të na ndihmojë në avancimin e sektorëve të ndryshëm, veçmas në fushën e sigurisë, arsimit, shëndetësisë, në kulturë”, tha kryeministri Haradinaj.


Ai ka falënderuar gjeneralin Orr për rolin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, veçmas për mbështetjen e vazhdueshme të FSK-së.

“Ne kemi nevojë për storie suksesi, duke çuar përpara bashkëpunimin shumëvjeçar me shtetin e Iowa-s. Tani me ardhjen e delegacionit prej 60 anëtarësh nga ky vend nga institucione dhe profile të ndryshme, ne po e profilizojmë këtë bashkëpunim, duke i dhënë theks të veçantë fushës së arsimit dhe fushës ekonomike, krahas prezencës ushtarake”, tha Haradinaj, duke kërkuar nga gjenerali Orr vazhdimin e mbështetjes ushtarake në aksione të përbashkëta me FSK-në.

Ndërkaq, gjenerali Orr tha se sa herë është për vizitë në Kosovë ndjehet mirë, duke e vlerësuar progresin e Kosovës në këtë dekadë të parë të pavarësisë së saj.

Pas takimit me kryeministrin Haradinaj, në një adresim para kabinetit qeveritar, gjenerali Orr tha se partneriteti Kosovë-Iowa është më i miri që ka Iowa dhe SHBA-të falë popullit të Kosovës.

“Nuk kemi gjetur partneritet më të mirë sesa Kosovën dhe popullin e saj”, tha ai.

Duke folur për raportet e mira ndërmjet dy vendeve, Orr tha se janë në pritje të nënshkrimit të dy marrëveshjeve me qytetet simotra. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Kalo në kategori