Klubi kryeqytetas, Partizani është shpallur kampion i Superligës së Shqipërisë për sezonin 2018/19.

Demat e Kuq i kanë dhënë fund pritjes 26-vjeçare duke fituar titullin kampion në Superligën e Shqipërisë.


Fitimi i titullit kampion nga Partizani erdhi tri ndeshje pa përfunduar sezoni i rregullt.

Festën edhe më të madhe e bënë që ky titull erdhi pikërisht në një derbi të madh të fituar ndaj Tiranës.

Partizani mposhti rivalin e urryer në Selman Stërmasi me rezultat 2-1 falë dy golave të Eraldo Çinarit (30', 72'), ndërsa për Tiranën shënoi Bedri Greca (40').

Ky ishte trofeu i 15-të në histori të Partizanit dhe i pari që nga sezoni i largët 1992/93. /Telegrafi/  

telegrafi sport app