LAJMI I FUNDIT:

Partizani mposht Tiranën, merr kreun

Partizani mposht Tiranën, merr kreun

Një nga derbit më të mëdhenj lokal në trojet shqiptare, Partizani-Tirana ka dhënë një ndeshje mjaft të mirë në Qemal Stafa, në të cilën pikët e plota i arkëtoi skuadra e Partizanit.

Partizani fitoi me rezultat minimal prej 1-0, me golin e shënuar nga Xhevahir Sukaj, i cili arriti ta dërgoj topin në portën e kundërshtarit në minutën e 51’, raporton Koha.net.

Me këtë fitore Partizani merr kreun e tabelës me 16 pikë të tubuara në gjashtë ndeshje, i ndjekur nga Skënderbeu që ka 15 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërsa Tirana pas xhiros së gjashtë ka 8 pikë të tubuara, kurse renditet në vendin e gjashtë. /Telegrafi/