LAJMI I FUNDIT:

Partizani fiton derbin e Tiranës dhe sheh vetëm vetëm dy pikë larg kreut

Partizani fiton derbin e Tiranës dhe sheh vetëm vetëm dy pikë larg kreut

Partizanit i rikthehet humori, bën të vetin derbin e kryeqytetit duke mposhtur Tiranën ne shifrat 2-1.

Bardheblutë kështu i japin fund ecurisë pozitive me 3 fitore radhazi, ndërsa të kuqtë lënë pas mini-krizën duke u rikthyer bindshëm në një prej sfidave më të rëndësishme të sezonit.

Sinjalin e parë e lëshuan të zotët e shtëpisë, teksa Kale shërbeu për Seferin, me këtë të fundit që e mori mirë topin dhe provoi me një goditje potente nga distanca, por Hoxha shfaqet i vëmendshëm.


Minutat kalojnë dhe skuadrat dukshëm provojnë të bëjnë kujdes në çdo detaj. Partizani vuan në sulm, përballë një mbrojtjeje të hekurt nga ana e Tiranës, gjithsesi në minutën e 28′, Belica kërceu mbi të gjithë gjatë një krosimi të ardhur nga këndi dhe dërgoi topin në rrjetë, duke u dhënë avantazhin të kuqve.

Me fat Tirana në min e 31-të, pasi një top i humbur nga ana e Hoxhallarit për pak sa nuk rezultoi fatal për bardheblutë, teksa Çelhaka mrekullisht në çastet e fundit arrin ti largojë topin nga këmbët Çinarit.

Gjithsesi në minutën e 39 Tirana mund të buzëqeshë. Super Hoxhallari ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke barazuar shifrat me një gol spektakolar.

Vetëm pak sekonda më pas Partizani del me shpejtësi përpara, teksa të kuqtë kërkojnë penallti pas një konktati mes Hoxhallarit dhe Asanit, por gjyqtari lejon vazhdimin e lojës. Në min e 45, sërish Jasri Asani që provon të kalojë sërish të tijtë në avantazh, por goditja e tij përfundon jashtë. Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë që nisi me hapa te kujdesshëm, por që më pas intensiteti u rrit ndjeshëm.

Pjesa e dytë do të niste edhe njëherë me ritme të ulëta, por në të 59-ën, asisiti i Çinarit për Jurgen Bardhin bëri që ky i fundit të përmbyllte në mënyrë perfekte aksionin e Partizanit që rimori avantazhin.

Në minutën e 66′ edhe njëherë skuadra e Ilir Dajës, që këtë herë provoi me Jasir Asanin. Ky i fundit bëri gjithçka mirë teksa goditja e tij u ndal nga portieri Bekaj.

Tre minuta më vonë Tiranës i anulohet shpejt goli i Grent Halitit, për pozicion jashtë loje të Seferit, i cili shërbeu për shokun e tij të skuadrës. Sërish Partizani që këtë herë tentoi të mbyllte sfidën me Cordeiron në minutën e 75-të, por Bekaj devijon lehtë topin mjaftueshëm për t’i dhënë një tjetër drejtim.

Në minutat e fundit Tirana u hodh e gjitha në sulm për të gjetur golin e barazimit, por ndonëse shkoi disa herë rrezikshëm në zonë ne “të kuqve’, nuk arriti të dërgojë topin në rrjetën e portës së Alban Hoxhës.

Triumfon Partizani që tashmë e sheh veten sërish shumë pranë kreut, me vetëm 2 pikë distancë ndaj Laçit kryesues, në kampin tjetër kampionët në fuqi të Superirores duhet të harrojnë shpejt këtë disfatë dhe të mendojë për ndeshjen e ardhshme.

Duhej të kishte marrë kreun një javë më parë, por një gabim në minutat e fundit bëri që Laçi të lërë dy pikë ndaj Apolonisë, megjithatë kurbinasit ia dolën të përfitojnë 0-2 në transfertën e sotme ndaj Skënderbeut dhe të ngjiten në majë.

Vendasit të entuziazmuar nga suksesi i javës së kaluar me Partizanin e nisën ndeshjen menjëherë me një mundësi të mirë shënimi. Kështu mesfushori brazilian Jean Victor pati një rast të mirë që në start, por gjuajtja e tij përfundoi mbi portën e mbrojtur nga 23-vjeçari vlonjat Edmir Sali.

Ky i fundit bëri debutimin në Kategorinë Superiore, për të zënë vendin mes shtyllave, duke zëvendësuar në këtë mënyrë bashkëmoshatarin e tij shkodran Alen Sherri, gabimi i rëndë i të cilit në fund të takimit me Apoloninë i hoqi dy pikë tepër të çmuara bardhezinjve, duke e lënë ekipin laçjan sërish në vendin e dytë, në tabelën e renditjes.

Në krahun tjetër harkoi nga një goditje dënimi nga krahu i majtë Mentor Mazrekaj, portieri Mario Dajsinani i vëmendshëm priti pa shumë vështirësi. Minuta më vonë 32-vjeçari nga Prishtina krosoi nga një tjetër goditje dënimi, këtë radhë nga e djathta dhe Juljan Shehu devijoi me kokë në shtyllën e parë, duke iu afruar ndjeshëm golit të epërsisë.

Emiljano Musta mori përsipër ekzekutimin e një goditjeje dënimi nga distanca, sidoqoftë gjuajtja e tij ishte e gabuar dhe shkoi lart mbi traversë. Pa u mbushur gjysmë ore lojë arbitri kryesor vazhdoi qetësisht lojën dhe e konsideroi si fare të lehtë shtyrjen që Renato Malota i bëri me dorën e majtë golashënuesit më të mirë të skuadrës korçare Alfred Mensah.

Mentor Mazrekaj provoi nga distanca, megjithatë goditja e tij shkoi shumë larg kuadratit, ndërsa në mbylljen e fraksionit hapës dy ekipet patën edhe nga një mundësi tjetër në dispozicion, për të shkuar në interval me rezultatin në favor.

Fillimisht pas harkimit nga e majta Melos Bajrami devijoi me kokë, sfera u përplas te Leard Sadriu dhe përfundoi në shtyllë, me vendasit krejtësisht të shtangur dhe shumë pranë shkaktimit të një autogoli, ndërkohë pikërisht në minutën e fundit në anën tjetër të fushës Sadriu pa shumë ekuilibër gjuajti keq me të majtën.

Në pjesën e dytë Laçi zhbllokoi sfidën me një goditje nga distanca të fantazistit mentor Mazrekaj, e cila gjeti devijimin nga muri para portës së Dajsinanit dhe përfundoi në rrjetë. Pak minuta më vonë ishte Julian Shehu që shënoi edhe golin e dytë për kurbinasit ,që ngjiten kështu në krye të renditjes me 44 pikë, dy më tepër se Vllaznia e vendit të dytë.