Në Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini me fillim nga ora 20:35 të ftuar do të jenë përfaqësues nga subjektet politike për të folur rreth idesë së “korrigjimit të kufijve”.
Blerim Latifi nga PDK, Fatmir Matoshi nga NISMA-AKR-PD, Dardan Molliqaj nga AAK-PSD dhe Muhamet Hamiti nga LDK, do të përballen në studion e nxehtë të Debat Plusit.
Me ta do të flitet për kufijtë e Kosovës, a do të rikthehet kjo ide në tavolinën e bisedimeve, sfidat e qeverisë së re, kush e solli këtë ide në Kosovë, pse po rikthehet kjo temë në fushatë, dhe gjithçka tjetër në Debat Plus në RTV Dukagjini me Ermal Panudrin.
Ndiqeni me fillim në orën 20:35.
Qëndroni me RTV Dukagjinin.