Partitë politike në Kosovë, ndonëse një pjesë e tyre kanë shënuar punën e tyre prej dekadash, e disa janë më të vonshme, ato nuk kanë arritur që të profilizohen politikisht dhe ideologjikisht, si parti të djathta, të majta, socialdemokrate, liberale demokratike etj, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.
Ky mosprofilizim i tyre, siç thonë ata, vazhdon edhe më tej, pavarësisht se shumica e tyre kanë përvojë qoftë në pushtet, qoftë në opozitë, duke bërë disa herë koalicione partnerësh për qeverisje, koalicione parazgjedhore, por dhe koalicione pas zgjedhjeve.
Politologu Ramush Tahiri, vlerëson që partitë politike në Kosovë udhëhiqen sipas, siç e quan ai, mentalitetit ballkanik, me bajraktarizëm dhe me liderizëm. Për pasojë, sipas tij, nuk është në interesin e elitave të partive politike që të profilizohen ideologjikisht, sepse një gjë të tillë nuk e shohin si hap pragmatik.
“Orientimin afatgjatë, ideologjikisht, për t’i përfshirë shtresat e caktuara të popullatës dhe për ta bërë programin, i cili e nxit një zhvillim të caktuar politik, nuk e përdorin ose nuk po kanë dëshirë që ta përdorin. Veprojnë si grupe klanore, si grupe lideriste, si grupe regjionale, klienteliste ose si grupe të caktuara të interesit dhe lufta për pushtet ose lufta për të qenë në qeveri, bëhet duke shkelur parimet ideologjike dhe orientimet programore të partive”, thotë Tahiri.
Petrit Zogaj, analist dhe drejtor ekzekutiv i organizatës “Fol”, thotë se në parim, profilizimi ose jo i partive politike pasqyrohet nëse ato hyjnë në qeverisje.
Sipas tij, deri më tash shumica e partive politike kanë qenë pjesë të qeverisjeve qendrore në mandate të ndryshme.
“Kanë një tentim për t’u profilizuar, mirëpo kryesisht adaptohen sipas rrethanave shoqërore dhe kamuflohen si të tilla në fushata zgjedhore. Mirëpo, ato mbesin të njëjta në qeverisje. Ndoshta, i vetmi subjekt, i cili mund ta konsiderojmë si subjekt i profilizuar në Kosovë, është Lëvizja Vetëvendosje, e cila promovon një qasje të majtë, socialdemokrate. Mirëpo, ajo ende nuk ka qenë në pushtet dhe nuk e dimë se si do të qeveriste. Partitë kryesisht kanë profilizime ‘ad hoc’, pra të momentit, por jo profilizime që mund ta prodhojnë një histori politike, një histori qeverisëse me vite ose me dekada”, shprehet Zogaj.
Megjithatë, partitë politike në Kosovë, në mënyrë deklarative janë të përcaktuara për profilin politik.
Por, sipas politologut Tahiri, në momentin që partitë politike futen në qeverisje, kryesisht si partner koalicioni, programet qeverisëse nuk respektojnë fare programet dhe profilet ideologjike të deklaruara të atyre partive.
“Si të tilla, ata e shikojnë vetëm interesin, se sa kanë marrë agjenci, sa kanë marrë ministra apo zëvendësministra, sa kanë arritur drejtori të punësimit, sa kanë arritur interes që t’i rehatojnë militantët e vet. Nuk kemi pasur asnjë rast që ndonjë koalicion ose qeverisje është prishur për arsye ideologjike ose për arsyen se janë dalluar konceptualisht gjatë qeverisjes”, vlerëson Tahiri.
Mendim të ngjashëm shpreh edhe analisti Zogaj.
“Nuk e kanë shumë këtë hall, pra, që mungesa e profilizimit mund të pengojë zbatimin e politikave. Nuk e kanë këtë hall, nuk e kanë përgjithësisht këtë problem”.
Njohësit e zhvillimeve politike theksojnë se si rezultat i mungesës së profilizimit të partive politike, në Kosovë konsiderohet e moralshme që disa individë të lëvizin nga një parti në tjetrën, për të fituar një mandat për veprim politik. Kjo, sipas tyre, ka ndodhur në Partinë Demokratike të Kosovës, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, në Nismën për Kosovën, në Aleancën Kosova e Re, në Lëvizjen Vetëvendosje dhe në të gjitha subjektet tjera politike. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe