LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike dhe analistët i komentojnë deklaratat e Thaçit për bashkim me Shqipërinë (Video)

Partitë politike dhe analistët i komentojnë deklaratat e Thaçit për bashkim me Shqipërinë (Video)

Ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, nuk po shihet si e pamundur, por njohësit e çështjeve politike, thonë se mund të nxis edhe krijimin e Serbisë së madhe. Në opozitë, nuk i besojnë shumë fjalëve të fundit të Presidentit Thaçi, ndërsa në Shqipëri, thonë se nuk e kanë në agjendë zyrtare.

Presidenti Hashim Thaçi, në “Debat Plus” ka thënë se pse të mos ndodhë bashkimi me Shqipërinë kur Bashkimi Evropian po e izolon, diskriminon, poshtëron, fyen e po i trajton si qytetarë të rendit të dytë shqiptarët si në ish-Jugosllavi.

Vetëvendosje thotë se është pro Bashkimit me Shqipërinë, por shton se Presidenti nuk e ka seriozisht.


“Bashkimi kombëtarë nuk është vetëm aspiratë e Lëvizjes Vetëvendosje. Ne thënë shkurt jemi “argat” të kësaj aspirate. Por nuk jemi kjo që të keqpërdoret për motive personale dhe të rrezikohet me idenë që dikush të shpëtoj nga diçka”, tha për RTV Dukagjinin, Xhelal Sfeqla.

Me rezerva, deklaratat e Thaçit po merren edhe në Shqipëri. Ushtruesi i detyrës së krye diplomatit në Shqipëri, Gent Cakaj, tha se nuk është në agjendën zyrtare të shteteve.

“Sa u përket deklaratave të Presidentit të Kosovës, kjo është një çështje që nuk është në agjendën zyrtare të asnjërit prej vendeve. Por, natyrisht ne jemi në përpjekje e sipër për të intensifikuar bashkëpunimin me Kosovën dhe vendet tjera në rajon”, tha Gent Cakaj.

Sipas profesorit universitar, Zenun Halili, kjo ide ka ardhur si presion ndaj BE-së por që edhe mund të realizohet dhe të përkrahet nga SHBA.

“Natyrisht që nëse ato [SHBA] e shohin që liderët tonë institucional punojnë shumë për këtë dhe janë të vendosur, duke pasur edhe mbështetjen e popullit, e nuk japin deklarata për konsum politik do ta pranonin atë realitet edhe pse çështjet e bashkimeve janë pak problematike në rajonin e trazuar të Ballkanit”, tha Zenun Halili.

Ai thotë se bashkimi kombëtar shqiptar, mund të nxis edhe kërkesa në Serbisë, për krijimin e Serbisë së madhe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Kalo në kategori