Partitë politike maqedonase në zgjedhjet lokale, që do të mbahen në tetor, janë futur në garë që në mënyrë të drejtpërdrejtë të fitojnë votat e elektoratit shqiptarë, për dallim nga herët e kaluara kur vota shqiptare orientohej për kandidatët maqedonas në komunat me shumicë maqedonase dhe qytetin e Shkupit përmes partive politike shqiptare.
Risi paraqet partia maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM, udhëhiqet nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, parti e shquhet për idetë nacionaliste në garën për të fituar qytetin e Shkupit si njësi e veçantë e vetë administrimit lokal që në vete ngërthen 10 komuna, ka premtuar se nëse fiton kandidati i kësaj partie Koce Trajanovski edhe një mandat, do të vendosë për herë të parë për zëvendëskryetar të Shkupit një shqiptar.
Koce Trajanovski kërkon të bëhet kryetar i qytetit të Shkupit për të tretën herë me radhe, megjithëse kësaj radhe është shfaqur në bilbordet e qytetit bashkë me Muhamet Ahmetin, kandidat për këshilltar në listën e OBRM-PDUKM-së, i cili njëkohësisht është dhe kandidat për zëvendëskryetar të qytetit të Shkupit nën sloganin e shkruar në gjuhën shqipe: “Fillon epokë e re në Shkup”.
Njohësit e çështjeve politike thonë se qytetarët shqiptarë vështirë se do t’i besojnë OBRM-PDUKM-së, gjersa kjo parti nuk bën reforma rrënjësore brenda saj.
“OBRM-PDUKM si parti ishte ajo e cila tërë kohën ka kundërshtuar shumë çështje që prekin interesat e qytetarëve shqiptarë dhe tani përnjëherësh në fushatë zgjedhore del me idenë duke promovuar një epokë të re edhe për shqiptarët , kjo tek qytetarët më nuk kalon”.
“Për çështje të ndjeshme, që kanë të bëjnë me raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve nuk mund të veprohet në bazë të interesave të politikës ditore. Si e para, OBRM-PDUKM duhet të reformohet si parti, që të fillojnë t’i besojnë fillimisht maqedonasit dhe pastaj shqiptarët”, thotë Nikolla Dujovski, ligjërues i shkencave politike në Shkup.
Sipas tij, OBRM-PDUKM dhe Nikolla Gruevski si drejtues i partisë nuk kanë bërë asnjë hap drejt reformimit të partisë, ngase Gruevski edhe pse është akuzohet nga Prokuroria Speciale Publike për shumë raste, vazhdon të jetë kryetar i pakontestueshëm i partisë, ndërsa në shumicën e komunave kjo parti garon me kandidatët e vjetër, të cilët ishin pjesë e përgjimeve.
Ndërkaq, Abdulla Memeti, kryetar i Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, me seli në Shkup për Radion Evropa e lirë thotë se elektorati shqiptarë është drejtuar kah partitë maqedonase si rrjedhojë e dështimit të partive shqiptare, por pavarësisht dështimeve orientimi i votës shqiptare kah partitë maqedonase paraqet rrezik për artikulimin e kërkesave të shqiptarëve.
“Nuk duhet të harrojnë shqiptarët se në këtë shtet ende trajtohen si qytetarë të rendit të dytë, si qiraxhinj në shtëpinë e vet, me status të pakicës kombëtare. Ky fakt nuk i jep komoditetin askujt të bëjë eksperimente me çështjen kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, sepse vetvetiu pas vetes bart rreziqe të tjera, për shfaqjen e tendencave për ndarjen e Maqedonisë, copëtimin e saj mes shteteve fqinje dhe zhbërjen përfundimtare të këtij shteti”, thotë Mehmeti.
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev, në zgjedhjet e kaluara parlamentare arriti të sigurojë një numër të konsiderueshëm të votave në vendbanimet e banuara kryesisht me shqiptarë.
Kjo parti në zgjedhjet lokale të 15 tetorit garon me një kandidat shqiptar në komunën e Haraçinës së Shkupit, ndërkohë që në komunat e tjera shqiptare ka ftuar elektoratin e saj të mbështesë kandidatët e BDI-së si partner koalicioni, dhe në këmbim pret që votat e elektoratit të BDI-së të orientohen në kandidatin e socialdemokratëve për qytetin e Shkupit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova