Rritje të vlerës së koeficientit të pagës në sektorin publik nga 110 në 150 euro, pagë 1000 euro për ushtarët e FSK-së, fjalime e premtime të shoqëruara me aksione e vizita në veri, e renovime në shkolla e investime në arsim të cilat mund t’i realizojnë nëse e udhëheqin Qeverinë.
Të paktën në fushatë para ditës së votimit, Kosova shndërrohet në vend të ëndrrave për të jetuar.
Tash e sa ditë ka nisur një fushatë e padeklaruar me premtime për paga e shumëçka tjetër.
Partia në qeverisje ka shkëputur një fjalim të Kryeministrit sa ishte pjesë e opozitës, kombinuar me një melodi dramatike e pamje aktuale të zhvillimeve në komunat veriore.
Partitë tjera janë lëshuar në numra. Kreu i LDK-së, kandidatit për kryeministër Lumir Abdixhiku, premton se në javën e parë që hynë në Zyrën e Kryeministrit, nga 110 vlerën e koeficientit do ta çojë në 150 euro.
Pos rritjes për 36% të koeficientit të pagave për shërbyesit publikë, në intervistën dhënë për emisionin kallxopërnime ndër të tjera ka premtuar edhe se fëmijët e porsalindur do t’i kenë falas pelenat dhe qumështin për 1 vit.
Edhe kreu i AAK-së, kandidati për Kryeministër për të disatën herë, Ramush Haradinaj, në vazhdën e shumë premtimeve këtyre ditëve, ka thënë se qysh në muajt e parë të Qeverisë së re, paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro.
Prapa nuk ka mbetur as kandidati i PDK-së Bedri Hamza, i cili duke i promovuar projektet në Mitrovicë ka porositur as ato mund t’i realizojnë edhe në nivelin qendror.
Ligji për zgjedhjet në asnjë pikë nuk e specifikon nëse ndalohen premtimet para fushatës së rregullt. As nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk kanë qenë të prerë dhe nuk i kanë specifikuar përgjigjet përkundër pyetjes së adresuar.
“Ne nuk e shohim të arsyeshme që të komentojmë lidhur me këtë çështje. Të gjitha partitë politike janë të njoftuara me përmbajtjen e ligjit dhe po ashtu edhe me ato që ligji i lejon dhe i ndalon. Për çdo ankesë të paraqitur PZAP do të ndërmarrë vendim bazuar në dispozitat ligjore dhe në kohën që parashihet,” për TV Dukagjinin tha Mul Desku, ushtrues detyre i Drejtorit të Kryesuesit të Sekretariatit të PZAP.
Për njohësit e zhvillimeve politike kjo situatë është e pritshme.
“Pra po e shohim që partia në pushtet tashmë ka nisur t’i shtyjë dy tema kryesore, njëra është që po e shtynë sovranitetin në veri dhe një që ka rritje ekonomike. Dhe këto jo me shifra, jo me të dhëna, shifrat i përdor vetëm në dobi të kauzës. Ndërkaq përshembull ke parti të tjera, p.sh. AAK-në po besoj që edhe LDK-në e me gjasë edhe PDK-në të cilët ata kanë një strategji zakonisht tjetër që ata përdorin të dhëna empirike, për të krijuar një mobilitet ose një mobilizim elektoral,” tha Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari”.
Në anën tjetër nga organizatat joqeveritare vlerësojnë se këto premtime duket të merren me rezerva.
“Rritja e pagave sidomos në sektorin publik, siç po përmendet tani për ushtrinë e për mësues e kategori të tjera, me një kalkulim mund të dalim se këto nuk mund të jenë premtime të vërteta dhe të zbatueshme në praktikë. Ne iu kemi bërë thirrje qytetarëve që të mos bazohen në fjalët e individëve të caktuar të cilët po kandidojnë, mirëpo të presin derisa programi i tyre qeveritar i publikuar,” deklaroi Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL.
Për herë të parë që nga paslufta përballemi me zgjedhje të rregullta, për të cilat tashmë Presidentja ka vendosur se do të mbahen më 9 shkurt 2025 dhe fushata e rregullt zgjatë 30 ditë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-780x439.jpeg)
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![Vaktia e Ramazanit 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vaktia-e-Ramazanit-2025-e1739353939191-780x439.jpg)
Vaktia e Ramazanit 2025
![Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-8-e1728118285998-780x439.jpg)
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re