Një parti miqësore me Rusinë ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare në Letoni.
Partia Harmonia, që ka mbështetjen e shumicës së minoritetit rusishtfolës në këtë shtet të Baltikut, ka fituar 19,9 për qind të votave në zgjedhjet e 6 tetorit, thuhet në rezultatet përfundimtare.
Letoni zgjedhjet i fiton një parti e afërt me Rusinë.
Autoritetet zgjedhore kanë thënë sot se dy partitë populiste, që mund të jenë partnerë të partisë Harmoni, partia KPV LV dhe Partia e Re Konservatore, kanë fituar 14.1 për qind, respektivisht 13.6 për qind të votave.
Partia Zhvillim, që është pro-BE dhe NATO ka dalë e katërta në zgjedhje, duke fituar 12 për qind të votave, duke lënë pas tre parti që janë momentalisht në koalicionin qeverisës së kryeministrit Maris Kuciskis.
“Harmonia ka qenë dhe do të jetë partia më e rëndësishme e Letonisë”, tha pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, Vjaceslavs Dombrovskis, kandidati për kryeministër i këtij subjekti.
Dalja në zgjedhje ishte 54,6 për qind ka njoftuar Komisioni i Zgjedhjeve.
Në të kaluarën, partitë e tjera kanë refuzuar që të hyjnë në koalicion qeverisës me Partinë Harmonia. Por, shumë vëzhgues thonë se presin që dy partitë populiste,tani do të tentojnë të formojnë koalicion me këtë parti që është e afërt me Kremlinin.
Letonia – anëtare e BE-së dhe NATO-s – ndanë 270 kilometra kufi me Rusinë. Në këtë shtet jetojnë rusë etnikë, që përbëjnë rreth 25 për qind të popullsisë.
Partitë në Letoni janë munduar që të mbajnë politikanët pro-rusë larg pushtetit, teksa shteti kërkon që të forcojë lidhjet me Perëndimin.
Në zgjedhjet e kaluara, Partia Harmonia ndonëse kishte fituar shumicën e votave, nuk kishte arritur të vinte në pushtet, pasi partitë e tjera kishin refuzuar të krijonin koalicion me të për shkak të lidhjeve me Rusinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Scholz pranon humbjen

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë