LAJMI I FUNDIT:

Partia e Lirisë kërkon shkrirjen e bordit për kontrollin e çmimeve të karburanteve në Shqipëri

Partia e Lirisë kërkon shkrirjen e bordit për kontrollin e çmimeve të karburanteve në Shqipëri

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se edhe pse çmimi i naftës ka rënë në bursat ndërkombëtare, diçka e tillë nuk reflektohet në vendin tonë.

Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se Bordi i Transparencës po vjedh në mënyrë të pamëshirshme qytetarët shqiptare.

Sipas tij, i gjithë shteti është vënë në shërbim të kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi kryeoligark.


“Është e qartë tashmë, kur në bursën ndërkombëtare ku çmimi ka rënë në nivelet më të ulta se para fillimit të luftës, përkundrazi, vetëm këtu në vendin tonë kjo nuk reflektohet. 221 lekë aktualisht në Shqipëri, 170 lekë në Maqedoni, 160 lekë në Malin e Zi.

Kudo merren masa për të mbrojtur qytetarët, për të mbrojtur konsumatorët, për të mbrojtur sipërmarrjet e thjeshta, vetëm këtu punohet në funksion të kryeoligarkut, Edi Rama në çdo sektor. Jemi këtu për t’i thënë ndal rrjepjes së pamëshirshme që në këtë krizë të jashtëzakonshme, ku çmimet po shkojnë në qiell, vijojnë të vidhen, të grabiten qytetarët shqiptarë për çdo litër”, theksoi Meta.

Më herët sot, Partia e Lirisë kërkoi që qeveria të shfuqizojë bordin e transparencës së karburanteve.

Sipas deputetit Petrit Vasili, përmes bordit, çmimi i naftës dhe benzinës po mbahet i lartë, në mënyrë të padrejtë. “Në bursa çmimi ka rënë në nivelet e para luftës (në Ukrainë). Zgjidhja për këtë është shkrirja e menjëhershme e bordit mafioz dhe ndërhyrja te taksat”, tha Vasili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Kalo në kategori