Miliona euro më pak i ka nënvlerësuar pasuritë kapitale dhe stoqet e barnave, Ministria e Shëndetësisë. E, kjo ka ndodhur si shkak i keqmenaxhimit të buxhetit dhe shpenzimeve, duke bërë që kjo ministri pasuritë kapitale t’i nënvlerësojë për mbi dy milionë euro, thuhet në raportin e auditorit për këtë ministri, raporton KTV. Ndërsa, stoqet e barnave MSH-ja po del t’i ketë vlerësuar për rreth 1 milion, gjë që i ishte tërhequr vërejtje kësaj ministrie nga auditori.
Auditori ka konstatuar gjithashtu se ekziston një numër i dobësive të qeverisjes brenda MSH-së, veçanërisht në lidhje me llogaridhënien e institucioneve që janë në vartësi të ministrisë.
Ndërsa, shqetësues mbetet realizimi i dobët i projekteve kapitale, duke rezultuar me një menaxhim të dobët të buxhetit.
Në të tri institucionet, në MSH, AKPPM dhe IKSHP, auditori ka konstatuar se ka keqklasifikim të shpenzimeve.
Aty thuhet se në një nga rastet, një shumë prej mbi 70 mijë eurosh, që ishte paguar nga investimet kapitale, ishte dashur të paguhet dhe të regjistrohet në kuadër të mallrave dhe shërbimeve.
Kurse në rastin tjetër, shuma mbi 100 mijë euro, e cila ishte realizuar nga mallrat dhe shërbimet, ishte dashur të bëhet nga investimet kapitale.
Gjatë vitit të kaluar, Ministria e Shëndetësisë, rreth 13 milionë euro, i shpenzoi përmes prokurimit. Edhe në këtë fushë auditori ka hasur në disa parregullsi. Në 90 për qind të kontratave të testuara ka munguar vendimi formal për emërimin e menaxherit të kontratës dhe nuk ishte raportuar rreth realizimit të kontratave.
E rreth 52 mijë janë mjetet e avanceve të pambyllura për udhëtimet zyrtare. Krejt kjo situatë e krijuar, sipas autorit, ka ndodhur si shkak i neglizhencës së zyrtarëve për të sjellë, siç thekson auditori, dëshminë për shpenzimet.
Mbi 99 për qind të buxhetit final të vitit 2015, Ministria e Shëndetësisë, e ka shpenzuar për paga dhe mëditje. Mirëpo u gjetën probleme tek menaxhimi i personelit dhe zbatimi i kontrolleve në këtë fushë të shpenzimeve.
Tetë pozita kyçe në MSh dhe dy në AKPPM, mbahen me ushtrues detyre, me kohëzgjatje më shumë sesa përcaktohet me ligj.
Auditori ka tërhequr vërejtjen se ushtrimi i detyrës në periudhë më të gjatë se tre muaj, është në kundërshtim me ligjet e aplikueshme dhe mund të rezultojë me perfomancë të ulët operacionale.
Ministria e Shëndetësisë del të ketë paguar kujdestaritë e mjekëve të SHSKUK-së pa nevojë.
“MSH-ja ka bërë kompensimin e kujdestarive për 24 mjekë specialistë, të cilët janë në marrëdhënie pune me SHSKUK-në, që tani është OB e veçantë,” thuhet në raportin e auditorit.
Auditori pati vërejtje edhe në shpenzimet e subvencioneve, sidomos te fondi për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe atij për barna.
Pagesat për këto trajtime, sipas auditorit, vazhdojnë të bazohen vetëm në profatura, e të cilat shpesh pacientët nuk i kanë sjellë.
Për të gjitha këto gjetje, ministri i MSH-së, Imet Rrahmani, nuk ka dashur të komentojë me arsyetimin se ende nuk e ka analizuar në tërësi raportin.
E krejt në fund, auditori ka tërhequr vërejtjen se nga rekomandimet e dhëna vitin e kaluar, 12 prej tyre vazhdojnë të mbesin të papërmbushura nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
https://vimeo.com/174025051
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025