Parlamenti Evropian dënoi secesionizmin e liderit serb të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik dhe i bëri thirrje Këshillit Evropian të vendosë sanksione ndaj liderit të SNSD dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Kjo pjesë thuhet në amendamentin e raportit vjetor të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Amendamenti u paraqit nga eurodeputetët Pedro Marques, Tonino Picula dhe Thijs Reuten, me 504 deputetë që votuan pro ndërsa kundër votuan 93 deputetë dhe abstenuan 72.


Është interesant fakti se amendamenti i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian u mbështet nga shumica e grupit PPE, dhe se HDZ-ja kroate mbeti me të djathtën radikale dhe me populistët.

Screenshot 2 61

Amendamenti dënon me forcë masat secesioniste antikushtetuese të autoriteteve të Republikës Serbe, të cilat synojnë të krijojnë institucione të krahasueshme në fushën e mjekësisë dhe pajisjeve mjekësore, drejtësisë, mbrojtjes, sigurisë dhe taksave.

Kjo, siç theksohet, minon strukturat shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës dhe krijon një kërcënim ekzistencial për unitetin dhe integritetin territorial të saj.

Roli i dëmshëm i akterëve rajonalë dhe ndërhyrja e jashtme e Rusisë janë gjithashtu të dënuar, raporton klix.ba.

Dhe duke pasur parasysh se amendamenti përmend edhe pjesëmarrjen negative të akterëve rajonalë, është e sigurt se i referohet politikës së Kroacisë, e mbi të gjitha mesazhit të presidentit Zoran Milanoviq.

"Këshilli i kërkohet të vendosë sanksione të synuara ndaj Milorad Dodik dhe aleatëve të tij për aktivitetet korruptive, destabilizimin e vazhdueshëm të vendit dhe minimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës", thuhet në amendament. /Telegrafi/