LAJMI I FUNDIT:

Parlament dhe protestë, deputetët e përjashtuar të PD-së nuk lejohen të hyjnë në sallë

Parlament dhe protestë, deputetët e përjashtuar të PD-së nuk lejohen të hyjnë në sallë

Opozita zhvillon këtë të enjte një tjetër protestë para Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që brenda sallës do të zhvillohet seanca plenare.

Disa qindra veta janë mbledhur në rrugën para Kuvendit. Gjithashtu, opozita kë thërritur një protestë kombëtare para Kryeministrisë, më 3 mars.

Një ditë më parë, Komisioni i Etikës dhe Votimit përjashtoi për dhjetë ditë nga punimet e Kuvendit, Sali Berishën dhe Flamur Nokën. Ndërkohë, për Edi Palokën dhe Belind Këlliçin ka vendosur përjashtimin e tyre me 5 ditë nga punimet e Kuvendit.


Seanca e fundit parlamentare u shoqërua me episode të shumta tensioni, ku nuk munguan as bllokimet e foltores së Parlamentit nga ana e përfaqësuesve të opozitës.

Por deputetët e PD-së pretendojnë se kanë paraqitur një kërkesë për ankimim të këtij vendimi, çka sipas tyre pezullon vendimin deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Megjithatë, deputetët e përjashtuar nuk po lejohen të futen në sallë, raporton A2 CNN. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori