LAJMI I FUNDIT:

Parku i veturave në Dibër po modernizohet

Parku i veturave në Dibër po modernizohet
Foto: Arkiv

Viteve të fundit në qytetin e Dibrës kanë filluar të dominojnë automjete të reja. Jozyrtarisht vlerësohet se mbi 90 për qind e automjeteve në qytet janë të importuar nga perëndimi dhe mes tyre ka edhe shumë automjetet moderne.

Në stacionet për kontroll teknik që veprojnë në Dibër theksojnë se pothuajse çdo ditë paraqiten banorë të Dibrës dhe rajonit të cilët kanë ble automjetet kryesisht nga Gjermania, Zvicra, Italia dhe vende të tjera si Sllovenia dhe Kroacia. Janë automjete të cilët faktikisht janë prodhuar pas vitit 2010. Shumë rrallë mund të shihen në qytet makina të vjetra. Në rrugët e Dibrës sot kryesisht mund të vërehen automjete të kompanive të njohura për prodhimin e automjeteve siç janë – BMV, Pezho, ,Golf, Audi, Nisan, Opel etj.

Mes automjeteve që mund të shihen nëpër rrugët e Dibrës ka edhe automjete të importuara nga SHBA-ja. Ka mërgimtar dibran të cilët nga SHBA-të kanë sjell për të afërmit e tyre edhe automjete të tipit – Shebrolet, Kadillak, JEEP, Lincoln etj. Lista e veturave është e gjatë dhe janë automobil të cilët garantojnë një udhëtim komod të rehatshëm dhe të sigurt. Burimet e njëjta shtojnë se një numër i theksuar i pronarëve të automjeteve i kanë siguruar nëpërmjet tregjeve të automobilave që gjenden në vendin tonë, por ka edhe të tillë të cilët enkas udhëtojnë për në shtetet e Evropës dhe në tregjet e tyre blejnë automjete. Pas blerjes dhe importit në vend pjesa dërmuese e tyre bëjnë serviset e nevojshme në autoserviset me qëllim që të verifikohet kualiteti i automjeteve. Po ashtu ata potencojnë se mbi 30 për qind e automjeteve në fjalë janë makina të cilat kanë vlerë deri në 30 mijë euro apo edhe më shumë.


Prezenca e automjeteve moderne në rrugët e Dibrës ka ndikuar edhe në rritjen të sigurimeve te kompanitë kompetente. Automjetet e shtrenjta kërkojnë një sigurim më të madh të automjeteve meqë edhe dëmet eventuale të cilët mund të ndodhin në automjetin kushtojnë shumë. Është rritur edhe kasko sigurimi që garanton pagesë të dëmeve në tërësi. Në bisedën që patëm me dibran të cilët drejtojnë automjetet e shtrenjta u informuam se ata këto automjetet i kanë blerë jashtë vendit. Bëhet fjalë për persona të cilët kanë bizneset e tyre dhe përfitojnë bukur shumë në treg.

Dibranët e tjerë të cilët kanë siguruar automjetet nga perëndimi por që kanë automjetet të cilët kushtojnë mes 5 dhe 10 mijë eurove potencojnë se janë shumë të kënaqur nga kualiteti i automjeteve. Rrugët e Dibrës tani janë më për plotë me automjetet të reja dhe nëse kalon një automjet i vjetër i rrallë të tipit “Zastav” apo “Llada” sytë e dibranëve drejtohen te këta automjetet të vjetra.

Ata kryesisht janë banor të disa fshatrave të cilët për shkaqe të ndryshme të standardit vazhdojnë t’i drejtojnë këta automjete. Mes makinave të cilët janë moderne një numër i theksuar i bujqve ka siguruar edhe traktor të ri të cilët janë shumë më të mirë në krahasim me të vjetrit që bujqit i kishin në të kaluarën./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori