LAJMI I FUNDIT:

Parku i Skenderajt çerdhe e qenve, maceve e gjarpërinjve

Parku i Skenderajt çerdhe e qenve, maceve e gjarpërinjve

“Parku amerikan i lirisë”, i emërtuar me një vendim të Komunës së Skenderajt në shenjë të kontributit të SHBA-së për lirinë e Kosovës, është bërë kërcënim i madh për qytetarët e Skenderajt, të cilët marrin guximin për të shkuar deri atje për të pushuar e për t’u relaksuar në këto ditë të nxehta.

Qyteti i Skenderajt ka edhe dy parqe të tjera, të cilët janë emërtuar me emra të figurave historike të Skenderajt dhe të Drenicës, “Idriz Rrecaj”, përkatësisht “Shaban Polluzha”, shkruan gazeta Zëri.

Derisa parku në qendër të qytetit të Skenderajt, i cili mban emrin e komandantit Shaban Polluzha dhe ai që shtrihet përgjatë rrjedhës së lumit Klina e që mban emrin e veprimtarit të shquar të Drenicës, themeluesit dhe kryetarit të parë të LDK-së, Idriz Rrecaj, mirëmbahen në saje të dy projekteve që Komuna ka realizuar, “Parku amerikan i paqes” nuk mirëmbahet fare dhe i është lënë vetvetes.


Shkurret që janë rritur, grumbuj të bërllokut, nëpër të cilët shkarravisin qentë endacakë dhe nga të cilët dalin edhe gjarpërinj e mace, janë bërë rrezik për qytetarët që shkojnë atje.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori