LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 15° cloudy

Parkingu milionësh nëntokësor në Lipjan pa përkujdesje institucionale

Parkingu milionësh nëntokësor në Lipjan pa përkujdesje institucionale

Komuna e Lipjanit muaj më parë ka përuruar projektin e nënkalimit dhe të parkingut nëntokësor i cili i kushtoi buxhetit të taksapaguesve rreth 6 milion eurosh. Por ky projekt nuk po menaxhohej nga askush. Lidhur me këtë çështje ka pasur reagime nga qytetarët por edhe nga kuvendarët pasi që veturat brenda në parking shpeshherë po dëmtohen dhe po aksidentohen.

Komuna nuk ka arritur të vendos as kamera të sigurisë, madje kjo po e vështirëson edhe punën e Policisë së Kosovës.

Arsim Jashari, shef i grupit të Kuvendarëve nga radhët e PDK-së ka thënë ka thënë se të investosh miliona euro në një parking nëntokësor dhe ta lësh atë pa mirëmbajtje e përkujdesje është një dështim i pafalshëm i ekzekutivit të komunës.


Sipas Jasharit, mjafton të futesh brenda dhe të shohësh gjendjen e mjerueshme, papastërti, mbeturina të shpërndara gjithandej dhe mungesë totale e higjienës.

“Po ashtu aty në parking mungojnë tualetet, pastaj qoshet e parkingut janë kthyer në vende të papërshtatshme për nevojat personale, duke e bërë ambientin të papranueshëm për qytetarët. Për më tepër, një pjesë e parkingut nuk po shërben më për qëllimin e tij fillestar. Aty ku duhej të kishte qarkullim të automjeteve, tashmë qëndrojnë makina të braktisura me muaj të tërë, duke e shndërruar investimin publik në një garazh personal për disa individë”, ka thënë Jashari.

Sipas tij, ky është rezultati i investimeve të mëdha pa një plan të qartë për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e tyre.

“Një projekt nuk mbaron me ndërtimin e tij, përkundrazi, suksesi i tij matet me funksionalitetin dhe shërbimin që ofron në vijim. Pa kujdes të vazhdueshëm, çdo investim, sado i madh, shndërrohet në një dështim të shtrenjtë. Për këtë projekt që nuk po menaxhohet kemi ankesa të vazhdueshme nga qytetarët shkaku i dëmtimit dhe aksidenteve të veturave, madje aty mungojnë edhe kamerat e sigurisë”, ka shtuar Jashari.

Rreth kësaj çështje është debatuar mjaftë gjatë edhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal pasi që opozita ngriti shqetësime dhe akuza të ashpra shkaku i mos mirëmbajtjes së parkingut dhe hapësirave tjera publike.

Diamant Bytyqi, nënkryetar i Komunës së Lipjanit ka thënë se nënkalimi është funksional dhe përveç shpenzimeve të rrymës që i paguajnë si komunë, aktualisht nuk kanë shpenzime të tjera, por së shpejti do të menaxhohet zyrtarisht.

“Të gjithë qytetarët aktualisht janë të liruar nga pagesat për parking. E kemi shpallur një kontratë për menaxhimin e këtij parkingu e cila kontratë është në OSHP dhe në momentin që kthehet prej OSHP-së do të marrim të gjitha përgjegjësitë e menaxhimit të parkingut dhe do të kemi në detaje shpenzimet dhe gjithë funksionimin e nënkalimit dhe parkingut nëntokësor”, ka sqaruar ai ./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Skandal në administratën Trump, publikohen mesazhet ku zëvendëspresidenti amerikan thotë se

Skandal në administratën Trump, publikohen mesazhet ku zëvendëspresidenti amerikan thotë se "e urren ta shpëtojnë Evropën përsëri"

Amerika
Ndryshues i lojës së luftës ajrore, Suedia do t’ia dorëzojë Ukrainës aeroplanin e parë AEW&C

Ndryshues i lojës së luftës ajrore, Suedia do t’ia dorëzojë Ukrainës aeroplanin e parë AEW&C

Evropa
Dodik largohet nga Bosnja e Hercegovina, policia kufitare po heton sesi i kërkuari u largua nga vendi

Dodik largohet nga Bosnja e Hercegovina, policia kufitare po heton sesi i kërkuari u largua nga vendi

Bosnja
Zyrtarët amerikanë ndanë aksidentalisht planet e 'luftës' me Houthi në rrjete sociale, vjen reagimi i Trumpit

Zyrtarët amerikanë ndanë aksidentalisht planet e 'luftës' me Houthi në rrjete sociale, vjen reagimi i Trumpit

Amerika
Momenti kur u fikën dritat në Big Brother - Gjesti i shkon pranë Eglit dhe thuhet se tentoi ta puthte

Momenti kur u fikën dritat në Big Brother - Gjesti i shkon pranë Eglit dhe thuhet se tentoi ta puthte

Magazina
Goditën me shishe qelqi modelen Klea Prenga - Prokuroria kërkon 3 vite burg për Mariela Berishën, 3 vite shërbim prove për Antonelën

Goditën me shishe qelqi modelen Klea Prenga - Prokuroria kërkon 3 vite burg për Mariela Berishën, 3 vite shërbim prove për Antonelën

Magazina
Kalo në kategori