Ajo është vajza më e madhe e Park Chung Hee, i cili sundoi Korenë e Jugut në vitet 1964-1979 dhe është presidentja e parë femër në këtë vend.

Park ka premtuar “demokracinë ekonomike" dhe rritjen e “lumturisë kombëtare" në një vend ku dallimet në mes të ardhurave të të varfërve dhe të pasurve janë rritur në vitet e fundit, raportojnë mediat.


Pas përurimit, 61-vjeçarja Park, i kërkoi Koresë së Veriut t’i braktisë ambiciet e saj bërthamore dhe të ndalojë së shpenzuari resurset e saja të pakta në zhvillimin e armëve. /Telegrafi/