LAJMI I FUNDIT:

Parisi: Kritikat e Trump, përpjekje për mbrojtjen evropiane

Parisi: Kritikat e Trump, përpjekje për mbrojtjen evropiane

Ministrja e re franceze e Mbrojtjes, Sylvie Goulard theksoi sot se fjalimi pak delikat i Presidentit amerikan, Donald Trump duke nxitur evropianët të kontribuojnë më shumë për buxhetin e NATO-s, ishte një përpjekje për përmirësuar mbrojtjen evropiane.

“Mesazhi, që u thotë evropianëve se duhet të marrin përgjegjësitë e tyre, nuk është shumë larg nga ajo që Franca ka provuar të bëjë që prej disa vitesh, që do të thotë përpjekja për të pasur një zhvillim me një kapacitet autonom, por që mbështetet në kapacitetet evropiane”, theksoi ajo në një konferencë shtypi.

“Në momentin kur ne kërkojmë të bëjmë hapa për mbrojtjen e Evropës, kjo është një përpjekje”, shtoi Sylvie Goulard, e cila do të shkojë të enjten në Berlin për të takuar homologen gjermane Ursula von der Leyden.


“Në të njëjtën kohë, perceptimi i përbashkët për një dobësi tjetër, para valës së atentateve që kanë goditur Evropën, mund të kontribuojë në një avancim të përbashkët për çështjet e mbrojtjes”, shtoi ministrja.

Trump dënoi gjatë samitit të NATO-s në Bruksel vendet anëtare të Aleancës që nuk respektojnë angazhimet e tyre financiare dhe duhet të japin më shumë para.

Në trend Botë

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori