LAJMI I FUNDIT:

Parcela me kanabis në Rrëshen dhe Kurbin, arrestohet 35-vjeçari – në kërkim vëllai i tij

Parcela me kanabis në Rrëshen dhe Kurbin, arrestohet 35-vjeçari – në kërkim vëllai i tij

Policia e Shtetit gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, ka goditur disa raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas një postimi të publikuar në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se si rezultat i kontrolleve, vendet e kultivimit të bimëve janë gjetur në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Shkodër, si dhe janë asgjësuar në total 5,396 fidanë dhe bimë cannabis sativa.

Tutje bëhet e ditur se janë identifikuar 3 shtetas, autorë të rasteve të kultivimit në Lezhë dhe në Elbasan. Vihen në pranga 2 prej tyre, ndërsa po punohet për kapjen e tjetrit.


“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë zbuluar në pyllin e fshatit Gëziq, një hapësirë që ishte përshtatuar për kultivimin e bimëve narkotike. Në këtë ambient u gjetën 500 fidanë cannabisi në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë, të cilët u asgjësuan nga Policia.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u vu në pranga shtetasi M. Gj., 35 vjeç dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi P. Gj., 32 vjeç. Gjithashtu, për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin Gj. B., 63 vjeç, kryetar i fshatit Gëziq dhe për shtetasin P. Ç., 65 vjeç, specialist pyjesh për zonën e Gëziqit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu në njoftim thuhet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë gjetur në territorin e fshatit Vinjoll, Kurbin, 288 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

“Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Vinjoll, shtetasin I. B., 52 vjeç dhe për shtetasin M. Gj., 36 vjeç, inpektor pyjesh në fshatin Vinjoll.

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan gjetën në terren malor, në fshatin Bodin, 29 bimë narkotike cannabis sativa. Për këtë rast, u arrestua autori i dyshuar, shtetasi F. B., 44 vjeç. Gjithashtu, u proceduan penalisht kryetari i fshatit Bodin, për shpërdorim të detyrës, dhe xhaxhai i të arrestuarit, për moskallëzim të krimit.

-shërbimet e DVP Shkodër kanë gjetur në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Postribë dhe Temal, 4167 fidanë dhe 412 bimë narkotike cannabis sativa”, thuhet ndër të tjera në postimin e Policisë së Shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori