LAJMI I FUNDIT:

Parashutisti zgjidhi rubikun brenda sekondave derisa ishte në rënie të lirë prej mijëra metrash

Parashutisti zgjidhi rubikun brenda sekondave derisa ishte në rënie të lirë prej mijëra metrash

Ky është momenti kur një parashutist zgjidhi enigmën e piramidës së Rubikut gjatë një rënieje të lirë prej 3,962 metrash nga një aeroplan në Tajlandë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Chinmay Prabhu, 23-vjeçar, po përpiqej të përfundonte sfidën Pyraminx, një version katërkëndor i Kubit të Rubikut, brenda 30 sekondave derisa u hodh me parashutë më 14 prill në Sri Racha, Chonburi.

Videoja tregon Chinmay-n, që vjen nga Mumbai, i cili zgjidh enigmën në 24.22 sekonda derisa ai bie në rënie të lirë i lidhur me një parashutist me përvojë.


Ai kërcen nga aeroplani së bashku me parashutistin tjetër, por e ka paksa të vështirë të kap piramidën e Rubikut nga parashutisti tjetër.

Rezistenca e erës e bën të vështirë për Chinmay-n të kapë enigmën, por sapo e kapë atë, ai e përfundon piramidën në një kohë rekorde. /Telegrafi/