LAJMI I FUNDIT:

Parashtrohen procedura për efektet e konkurencës në tregun e naftës dhe derivateve të saj në Maqedoni

Parashtrohen procedura për efektet e konkurencës në tregun e naftës dhe derivateve të saj në Maqedoni

Komisioni për mbrojtje të konkurencës bën të ditur se do të parashtrojë procedurë për verifikimin e efekteve në konkurencë të marrjes së mundshme të Makpetrol nga firma londineze, Balkan Petroleum Holding Limited, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas analizave, hyrja e kësaj kompanie mund të shkaktojë shkelje të rëndë të konkurencës efektive në tregun e naftës dhe derivateve të saj, kurse sipas ligjit, komisioni në fjalë mund ta vërtetojë nëse hyrja e Balkan Petroleum Holding Limited do të shkaktojë përqëndrim që do të shkelë ose jo, konkurencën në treg.

Ndryshe, në korrik, Bashkësia energjetike evropiane ka kërkuar nga ministria e ekonomisë që në procedurën për marrjen e Makpetrol të përfshihet edhe Komisioni për mbrojtjen e konkurencës, si edhe Komisioni rregulltor energjetik./Telegrafi/