Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për ditët në vazhdim, bien temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

IHK thekson se temperaturat maksimale do të ulën ndjeshëm, krahasuar me ditët e fundit, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë celsius, transmeton Telegrafi.

Tutje në njoftim thuhet se të enjten do të vijoj mot kryesisht i qetë, me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s”./Telegrafi/

Exit mobile version