Parashikimi i motit në Shqipëri, temperaturat deri në 27 gradë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri bën të ditur se në fundjavë vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të thata me origjinë jugore.
SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7 gradë Celsius temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27 gradë Celsius vlera më e lartë e cila do të shënohet përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 0-1 ballë. /Telegrafi/




















































