Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se të enjten Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta dhe hera-herës deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje.


Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10-14 m/s.

Deti - Valëzimi 1- 2 ballë. /Telegrafi/