Shqipëria të premten do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.


Në relievet malore në lindje dhe kryesisht në juglindje vranësirat hera-herës deri të dendura.

Në zonën e juglindjes reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në orët e mëngjesit ndërsa në orët e mesditës dhe pasdite në relievet e larta malore të vendit reshje shiu të dobëta dhe lokale (reshje shiu kryesisht në formë pikash).

Në orët e mesditës deri ato të pasdites në malësitë e zonës së jugut reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.

SHMU njofton tutje se era do të jetë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 18 m/s

Deti - Valëzimi 3 deri 4 ballë. /Telegrafi/