Edhe për ditën e premte masat ajrore të nxehta afrikane do të vijojnë të jenë prezente mbi Shqipërinë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.


Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:QYTETET Temperaturat në °C  Shkodër 23/39 Diell Kukës 22/37 Diell re Lezhë 21/36 Diell Dibër 23/37 Diell re Durrës 23/37 Diell Tiranë 26/41 Diell Elbasan 26/41 Diell Berat 21/41 Diell Vlorë 23/35 Diell Korçë 20/35 Diell re Gjirokastër 19/42 Diell Sarandë 22/35 Diell. /Kp/