LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Mjegull ose mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.


Temperaturat parashikohen: nga -3 në 18 gradë Celsius. /Telegrafi/