LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e martë territori i Shqipërisë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët pothuajse gjatë gjithë ditës.

Vranësirat do të jenë të pakta në pjesën e parë të ditës, në formën e reve të larta transparente kryesisht në jug të vendit.

Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit.


Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në male era fiton shpejtësi deri 9m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1ballë.

Temperaturat parashikohen nga 7 në 28 gradë Celsius. /Telegrafi/