LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht pas orëve të mesditës.

Ndërsa pas orëve të mesditës vranësirat deri të dendura izolohen në juglindje ndërsa pjesa tjetër mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.


Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në veriperëndim e pjesërisht në qendër reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar deri të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor dhe intensitet duke u bërë reshje shiu lokale kryesisht në relievet malore të territori. Mjegullinë dhe shikim i redukutar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, pas orëve të mesditës era ndërron drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 12 në 28 gradë Celsius. /Telegrafi/