LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën enjte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare gjatë orëve të mesditës. Vranësirat do të pasohen me reshje lokale dhe të dobta shiu në veriperëndim përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit.


Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -juglindje me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 6-9m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 12 në 29 gradë Celsius. /Telegrafi/