LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë territori i Shqipërisë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime të herëpasherëshme vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat hera-herës do të jenë kalimtare. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale në relievet malore të vendit në orët e mesditës e pasdites.

Parashikohet mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit.


Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 9 në 29 gradë Celsius. /Telegrafi/