LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshmë.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirashsi dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në jug reshjet pritet të jen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elekrtike.

Nga orët e mesditës e pasdite reshjet pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit. Më pas reshjet humbasin intensitet dhe territor deri në ndëprerje të tyre për tu riaktivizuar nga orët e mesnatës.


Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim lindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 10-13m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 8 në 30 gradë Celsius. /Telegrafi/