LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi motit në Shqipëri

Parashikimi motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e enjte territori i Shqipërisë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët nga orët e mesditës e pasdite pritet shtitim të vranësirave. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në pjesën veriperëndimore e jugperëndimore e më pas pritet të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit.

Në mesditë e pasdite në veriprerëndim e pjesërisht në qendër reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e hera herës të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Ndërsa në pjesën tjetër reshjet preiten të jenë me intensitet të ulët deri mesatar shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike lokalisht breshër.


Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare e në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi 14-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 13 në 33 gradë Celsius. /Telegrafi/