LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime për pjesën e parë të ditës më pas alternime vranësirash të cilat parashikohen më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të dobta e lokale në relievet malore të vendit në orët e mesditës deri pasdites. Në intervale të shkurtra kohore shtrëngata të izoluara kryesisht në majat e maleve në lindje të vendit.


Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era me shpejtësi 5-12 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 13 në 32 gradë Celsius. /Telegrafi/