LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell nga orët e mesditës e pasdite priten vranësira të pakta e hera – herës deri mesatar kryesisht në relievet malore të vendit. Vranësirat në relievet malore të vendit në orët e nxehta pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët (kryesisht në formë pikash).

Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 8-10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1ballë.


Temperaturat parashikohen nga 16 në 38 gradë Celsius. /Telegrafi/